Fotografia e babait dhe vajzës duke luajtur para Katedrales Notre-Dame disa minuta para se të shpërthenin flakët u bë virale, dhe  të gjithë nisën kërkimet për t’i identifikuar.

Brooke Windsor, turistja 23-vjeçare që bëri fotografinë, tha se burri e kontaktoi nëpërmjet Twitter duke e falenderuar për foton e bukur.

Burri i tha që “të gjente një vend të veçantë për të”, ndërkohë i kërkoi Brooke ta mbante anonim.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, fotografja shkruajti:

“Kërkimi përfundoi. Fotografia ka arritur tek babai dhe familja. Ai ka zgjedhur që të mbetet anonim për shkak të tragjedisë dhe më shkruajti: “Faleminderit sërish për fotografinë e bukur, ne do gjejmë një vend special për të. Falenderoj çdo person që ka shpërndarë fotografinë dhe për fjalët e mira.”.

Brenda një kohe të shkurtër postimi i Brooke ku  kërkonte babain me vajzën u shpwrnda 105 mijë herë nga njerëz në të gjithë botën.

j.l./ dita

Flash Lajme