Ndryshimet klimatike ndikojnë në përhapjen e baktereve. Pra nuk sjellin vetëm mot ekstrem, me përmbytje e temperatura të larta, por luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e baktereve rezistente ndaj antibiotikëve.

Deri më sot kjo ishte hipotezë, që tani u vërtetua nga një studim ndërkombëtar, që u paraqit në punimet e Kongresit Evropian të Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive që u mbajt në Amsterdam.

Studiuesit kanë studiuar për 6 vjet të dhënat e 30 vendeve të ndryshme, pjesë e rrjetit evropian të Rezistencës Antimikrobike. Studimi ka nxjerrë në pah lidhjet e ngushta në nivel statistikor mes variacioneve të temperaturave mesatare të stinës së nxehtë dhe përhapjes së baktereve më të rrezikshëm si stafilokoku, Klebsiella, E-coli .

Kërkuesit thonë se faktorët klimatikë ndikojnë dhe rrisin përhapjen dhe transmetimin e këtyre baktereve, por edhe të rezistencës së tyre ndaj antibiotikëve duke u kthyer në rrezik serioz për shëndetin publik në mbarë botën.

e.t./dita

Flash Lajme