Vitet e fundit, një nga restorantet shqiptare që ka marr vëmendjen më të madhe të shkrimeve në revista dhe gazeta botërore, ka qenë “Mullixhiu”.

Të huajt që vijnë në Tiranë e duan patjetër një drekë apo darkë nga duart e Bledar Kolës.

Ai kujdeset  për “Mullixhiun”, duke e kthyer atë në një restorant i cili është bërë i famshëm jo vetëm brenda, por më së shumti jashtë vendit.

Ndërsa te “Mullixhiu”, sikurse te “Mrizi i Zanave” në Fishtë, duhet t’i kesh rënë shumë kohë më parë telefonit që të rezervosh, pasi është e vështirë që të shkosh rastësisht dhe të gjesh tavolinë boshë, në Gjermani, kanë gjetur një zgjidhje: të paktën do të tentojnë të gatuajnë si tek “Mullixhiu”.

Bledar Kolën së shpejti do e njohim edhe si autor librash dhe sigurisht në fushën që zotëron më mirë: kuzhinën.

Në kulmin e verës, në muajin gusht, do të dalë libri i tij i parë nga shtëpia botuese “Suhrkapm”, me 60 receta të provuara dhe certifikuara nga shefi i “Mullixhiut”.

Nuk e kemi parë ende shqip një botim të tillë, që do të ketë në fund një histori sesi u bë restoranti i famshëm shqiptar me mbishkrimin “Shqipëria do të bëhet”, dhe recetat.

Ne na vjen mirë që gjermanëve u kemi dhënë recetat, ndërsa origjinalin, autorin e tyre e kemi në Shqipëri.

e.k/Dita

Flash Lajme