Riaktivizohen pas vdekjes qelizat e trurit tek derrat.

Eksperimenti ka rezultuar i suksesshëm dhe është i rëndësishëm për studimin e sëmundjeve dhe krijimin e medikamenteve të reja dhe terapive, si në rastin e kurimit të dëmeve nga iktuset.

Studimi i realizuar nga universiteti Yale është publikuar në revistën shkencore Nature, që i ka dedikuar edhe kopertinën.

Rezultatet tregojnë se truri i njeriut dhe të gjithë gjitarëve të mëdhenj ruan aftësinë, që deri më sot dukej e pamundur, të rifitojë funksionet e disa qelizave dhe qarkullimin e gjakut edhe disa orë pas vdekjes.

Shkencëtarët kanë marrë trurin e 32 derrave dhe i kanë trajtuar në Brain Ex, një sistem që pompon një solucion të veçantë. Pas 6 orësh të zhytur në këtë preparat të sistemit është dalluar se kanë rifituar të gjitha funksionet qelizore, përfshirë edhe lidhjet neurale. Kjo teknike tregon edhe se është e mundur ruajtja e organeve për një kohë të gjatë, mbi të gjitha pa dëmtime qelizore.

e.t./dita

Flash Lajme