Stuhitë dhe uraganet tropikalë zakonisht identifikohen me emra njerëzish, por kush i zgjedh ato?

Është pikërisht Organizata Meteorologjike Botërore. Ata kanë një praktikë standarde duke përdorur një listë emrash çdo vit.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Oqeaneve, stuhitë para viteve 1950 u klasifikuan sipas rendit. Pra, stuhia e parë që goditi gjatë një viti të caktuar do të ishte “Një”; e dyta do të ishte “Dy” dhe kështu me rradhë.

Kjo mënyrë e emërtimit të tyre rezultoi jo shumë efikase, sidomos nësë kishte stuhi të shumta.
Në vitin 1953, Shtetet e Bashkuara filluan t’u japin stuhive emra njerëzish.
Për disa kohë, të gjithë emrat e stuhive ishin tradicionalisht emra femrash, megjithatë, deri në fund të viteve ’70, u përfshinë dhe emra meshkujsh.

Dhënia e emrave njerëzorë nuk ishte një ide krejtësisht origjinale në kohën kur u zbatua. Qendra Kombëtare e Uraganëve vë në dukje rastet e mëparshme të përdorimit të emrave për të emërtuar stuhitë, që nga viti 1800.

Wragge, i cili punonte kryesisht në Australi, mori emra nga udhëheqësit ushtarakë më historikë si dhe mitologjia romake e greke për frymëzim. Ai ndonjëherë përdorte dhe emrat e politikanëve që nuk i pëlqente.

Organizata Botërore Meteorologjike ka një politikë për emërtimin e stuhive. Ata kanë nxjerrë një listë me 21 emra, të renditur në mënyrë alfabetike.

Secila listë është në rotacion për gjashtë vjet, përpara se një vend tjetër të zërë vendin e saj.
Për shembull, lista 2017 do të ripërdoret në vitin 2023.

Emrat e veçantë nuk do të përdoren përsëri në rastin e një stuhie veçanërisht shkatërruese, për respektimin e viktimave të saj.
Për shembull, emri “Katrina” u hoq nga lista pas stuhisë shkatërruese që goditi Bregun e Gjirit në 2005, siç ishte dhe  “Otto” pas stuhisë që goditi Amerikën Qendrore në 2016.

Më poshtë janë listat me emra të viteve të ardhshëm në Oqeanin Atlantik dhe Paqësor.

j.l./ dita

Flash Lajme