Kur nazistët dogjën libra, sepse ishin “jo-gjermanë”, një njeri guxoi t’i ruante ata për brezat e ardhshëm.

“Kjo literaturë përfshin më së shumti libra të publikuar para vitit 1933, të cilët u bënë “halë në sy” për nazistët, për arsye të ndryshme”, shprehet Gerhard Stumpf, bibliotekar në Universitetin e Augsburgut.

“Shumë prej tyre ishin autorë hebrenj, të tjerët socialistë ose komunistë, si dhe autorë që ishin kundër luftës dhe patën provuar dhimbjen e Luftës së Parë Botërore”.

Që nga viti 1976 deri sa vdiq më 2013, Georg P Salzmann mblodhi rreth 12,000 libra që ishin ndaluar dhe djegur nga nazistët, pasi ishin “jo-gjermanë”. Babai i tij vrau veten më  1945, kur Georg ishte një adoleshent.

Ajo që u bë libraria e Librave të Djegur iu shit Universitetit të Augsburgut më 2009 dhe tashmë është e hapur për publikun.

e.t./dita

Flash Lajme