Në fakt, që jemi më të lumtur gjatë fundjavës mund ta kemi vënë re dhe vetë.

Shkenca nga ana tjetër e ka konfirmuar duke analizuar të gjitha shkaqet dhe pasojat që na bëjnë më të lumtur këto 2 ditë.

Si për të provuar që fundjavat jo vetëm na bëjnë më të lumtur, por edhe më të shëndetshëm ekspertët kanë zbuluar se njerëzit e çdo statusi, profesioni apo shtrese shoqërore ndihen më mirë të shtunave dhe të dielave.

Ata jo vetëm që konfirmuan humorin e mirë që na shoqëron gjatë këtyre ditëve, por shtuan se edhe dhimbjet  ishin më të pakta që prej të premtes pasdite deri të dielën pasdite.

Psikologët thonë se “efekti i fundjavës” lidhet me lirinë që gjithsecili ka për të zgjedhur aktivitetin që do apo për të kaluar kohë me njerëzit e dashur.

Madje edhe ata që kanë burime të larta financiare dhe nuk u duhet të shqetësohen për të mira materiale, janë më të lumtur këto 2 ditë.

Rezultatet e studimit përfshinë gjithë llojet e njerëzve.

Kjo sepse e gjithë energjia jonë fokusohet në gjëra që i duam vërtet, ndryshe nga ditët e javës kur një pjesë të mirë të kohës e kalojmë me kolegë dhe persona me të cilët mund të kemi lidhje të pakta emocionale.

j.l./ dita

Flash Lajme