Pini disa gota verë dhe papritur filloni të përgjumeni? Është e vërtetë! Alkooli stimulon gjumin, por redukton cilësinë e tij, dëmton kujtesën dhe aftësinë e nxënies.

Shkencëtarët kanë studiuar lidhjen mes përgjumjes që vjen nga konsumimi i alkoolit dhe gjumit aktual që nga vitet 1930.

“Nëse pini alkool para se të flini, kjo do t’ju bëjë të flini më shpejt dhe të bini në gjumë më të thellë, por pastaj trupi fillon ta metabolizojë alkoolin, e kjo nuk është gjë e mirë”, thotë Thomas Roth.

“Pra, gjumi juaj do të ndërpritet në mënyrë të tmerrshme”, ka shtuar ai.

Kjo ndikon edhe në përditshmëri sepse siç tregon një studim i vitit 1991, të rriturit që kishin konsumuar alkool para shtratit, qoftë edhe një sasi shumë të vogël, kishin pasur më shumë vështirësi t’i kryejnë detyrat e tyre ditën e ardhshme.

Alkooli mund të jetë i mahnitshëm kur është fjala për të dalë me shoqërinë dhe për t’u socializuar, por është ilaç i keq kur përdoret për gjumë.

j.l./ dita

Flash Lajme