“Netflix” do të publikojë të dhënat e shikueshmërisë së të gjitha serialeve televizive dhe filmave të platformës. Me këtë lëvizje surprizë, gjiganti i streaming pritet që të publikojë së shpejti transparencën mbi informacionet.

Drejtuesi Ted Sarandos tha se kompania së shpejti do të nisë të lançojë të dhëna më specifike dhe raporte mbi shijet e spektatorëve.

“Synimi është transparenca mbi atë që njerëzit në të gjithë botën shikojnë në “Netflix”. Të dhënat do t’u tregohen më parë autorëve të prodhimeve kinematografike, më pas shikuesve të “Netflix” dhe në fund do të shkojnë në dorë të medies”, tha ai.

e.t./dita

Flash Lajme