New York-u nuk dëshiron të mbetet pas kryeqyteteve aziatike, të cilat gjithmonë e më shumë po përqendrohen te teknologjia dhe arkitektura bashkëkohore.

Së fundmi është inaguruar lagjia e quajtur Hudson Yards, projekti ndërtimor privat më i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara.

Ish magazinat rreth portit në lumin Hudson po shndërrohen në një nga zonat më të lakmuara të gjithë qytetit, ndoshta dhe të botës.

Hudson Yards me vlerë  rreth 25 miliard dollarë, ka më shumë se 100 dyqane dhe restorante luksoze, 4000 apartamente dhe 1 milion metra katrorë janë ideuar si ambiente zyrash, ku do të përqendrohen kompani prestigjioze si CNN, Warner Media etj.

Përtej pjesës komerciale, kompleksi ndërtimor do të ketë edhe një vlerë arkitekturore dhe pamore të madhe për metropolin amerikan, me disa vepra që do mbeten si monumente të përhershme të çdo kartoline nga ky qytet.

Në veçanti bëhet fjalë për monumentin The Vessell, një strukturë futuriste kushtuar 150 milionë dollarë me formën e një hoje bletësh, dhe që kritika e ka cilësuar si “Kulla Eiffel” e New York-ut.

Në 2020 do të përurohet edhe observatori më i lartë në Perëndim, me lartësi 395 metra, ndërsa brenda vitit 2024 i gjithë kompleksi do të ketë përfunduar.

 e.t./dita

Flash Lajme