Natyra është treguar bujare me fshatin Madhesh në Bashkinë Mat.

Aty gjendet një peizazh mbresëlënës e resurse të pasura, por nuk ka pasur kurrë vëmendjen e qeverisë për investime.

Ky fshat sot është harruar. Në të nuk banon askush ndërsa prej 20 vitesh nuk furnizohet me energji elektrike edhe pse ndodhet vetëm 1 km larg hecit të Shkopetit.

Ura ekzistuese rrezikon jetën e atyre që duhet kalojnë në të.

Banorët e fshatrave përreth thonë se interesi i turistëve për Madheshin është i lartë, por nuk mund ta vizitojnë për shkak të urës.

Banorët që jetonin dikur aty thonë se arsyet kryesore të braktisjes së këtij fshati lidhen me dëmtimin e urës dhe mungesën e energjisë elektrike.

j.l./ dita

Flash Lajme