Djali më i madh i Michael Jackson, Prince Michael është diplomuar për ekonomi biznes.

Princi është 22 vjeç dhe festoi diplomimin e tij në Universitetin Loyola Marymount, në Los Anxhelos së bashku me familjen e tij.

Për këtë ai postoi disa foto në profilin e tij në Instagram.

Kushëriri i këngëtarit të ndjerë T.J. Jackson, i cili pas vdekjes së tij ka vepruar si kujdestar për fëmijët e tij uroi Prince-in për diplomimin me anë të një mesazhi në Twitter.

“Ishte një rrugë e gjatë, por në fund arrite të dalësh me sukses. Babai yt do të ishte shumë krenar për ty”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që Prince ishte vetëm 12 vjeç kur babai i tij vdiq. Ai ka edhe një motër, Paris Michael Katherine Jackson (1998) lindur nga martesa me infermieren Deanne Jeanne Rowe dhe Prince Michael Jackson II (2002) i lindur nga një nënë surrogate identiteti i së cilës nuk u zbulua kurrë.



j.l./ dita

Flash Lajme