Një projekt arti që duket po aq qesharak sa dhe intrigues.

Muzeu i artit të padukshëm duket se ka filluar të mbledhë njerëz nga e gjithë bota.

Për këdo që e sheh atë nga një pikëpamje logjike, duket sikur është një mashtrim i përpunuar në internet.

Projekti i artit të James Franco është në të vërtetë real. Në partneritet me Praxis, një dyshe arti nga Nju Jorku, ata krijuan “MONA” ose Muzeun e Artit të padukshëm.

Me sa duket, ky projekt është një mënyrë për të promovuar vepra arti që thjesht imagjinohen nga artisti. Ato janë thjesht korniza apo mbajtëse boshe, ku e vetmja gjë që mbajnë e promovojnë është ajri.

Kjo ka bërë që njerëz si producentja e mediave Aimee Davison, të japë 10,000 dollarë për një copë vepre jo të dukshme.

Duket ide e çmendur!  Gjithçka që ajo në të vërtetë mori në këmbim ishte një kartë e vogël për ta varur në murin e saj, e cila përshkruante një pjesë të veprës së artit që nuk ekzistonte të titulluar “Ajri i freskët”.

Ajo ndjeu se ideologjia e projektit ishte e lidhur ngushtë me atë se si ajo punonte në mediat sociale dhe përfaqësonte luftën që artistët kalojnë duke e shitur artin e tyre online.

Kushdo që blen artin nga “MONA” thjesht merr një përshkrim të copës së artit, që nuk ekziston. Sidoqoftë, James Franco, duket se ka zbuluar një mënyrë për të shitur artin e padukshëm për para të vërteta.

j.l./ dita

Flash Lajme