Një grua 100-vjeçare vendosi të festojë ditëlindjen e saj në një plazh, duke dhënë një mesazh për  ndryshimet e klimës. Ti Ostmo festoi ditëlindjen e saj me familjen dhe miqtë në Gyllyngvase Beach, Falmouth.

“Unë dua të di se gjërat po lëvizin në drejtimin e duhur para se të shkoj”, tha ajo. Në vend që të pyeste njerëzit për dhuratat për ditëlindjen, znj. Ostmo i pyeti nëse do të mbillnin pemë në vend.

Të gjithë pjesëmarrësve në festën e ditëlindjes së saj iu kërkua të linin një mesazh paqeje mbi një pemë për ndryshimet klimatike dhe të “përhapnin fjalën” se veprimi është i nevojshëm.

Zonja Ti Ostmo jeton me djalin dhe bashkëshoten e tij në një shtëpi të vogël, ku familja mban pula dhe kultivon fruta dhe perime.

Dashuria e saj për botën natyrore nisikur ajo kaloi tre vjet në Ushtrinë Tokësore gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Mamaja ka qenë gjithmonë një ambientaliste dhe deri në moshën 80-vjeçare ajo ka ecur vetëm me biçikletë. Ka hipur në aeroplan vetëm dy herë në jetën e saj dhe kurrë nuk ka drejtuar një makinë”, tha i biri i saj Gavin.

Ai tha se nëna shpenzon shumë kohë duke hulumtuar efektet e aktivitetit njerëzor në mjedis në iPad dhe është frymëzuar veçanërisht nga Greta Thunberg dhe Sir David Attenborough.

e.t./dita

Flash Lajme