Të kalosh shumë kohë para celularit ka pasoja të ndryshme, duke filluar që nga dëmtimi i syve apo lëkurës e deri tek varësia psikologjike.

Një problem i vërtetë, i cili po konsiderohet nga dermatologët  është dhe “Fytyra Smartphone”.

Ky fenomen ka të bëjë me formën që marrin tiparet tona për shkak të pozicionit kokulur që mbajmë kur kemi smartphone-in në dorë.

Veçanërisht në vende si India, ku të rinjtë i përdorin telefonët në masë, “Fytyra Smartphone” po shndërrohet në një fenomen që dermatologët e kanë vërejtur në klinikat e tyre.

“Fytyra Smartphone është një varje e shpejtë e lëkurës së fytyrës, që shkaktohet nga smartphone-t. Por, nuk ka të bëjë aspak me rrezet e dëmshme”, thotë Dr. Kiran Lohia.

“Ndodh për shkak të qëndrimit të keq. Me përhapjen e smartphone-ve, njerëzit po i mbajnë kokat të përulura para teksa shikojnë në telefon apo tablet.”

Ky qëndrim, e bën fytyrën shumë më të ndikueshme nga forca e gravitetit, duke shkurtuar gjithashtu muskujt e qafës, të cilët rrijnë gjatë gjithë kohës të përkulur.

Rezultatet? Lëkurë e varur, gushë e dyfishtë, rrudha në anë të buzëve dhe rudha nga cepat e buzëve tek mjekra, si edhe mollëza të lëshuara”.

Megjithatë, në këtë rast kemi shumë më tepër në dorë se në çdo rast tjetër. “Fytyra Smartphone” është pasojë e qëndrimit, të cilin ne mund ta kontrollojmë.

“Mos e mbani kokën poshtë kur shikoni telefonin. Ngrini smartphone-in ose tabletin, në atë lartësi që mjekra të qëndrojë paralelisht me tokën”, këshillon Dr. Lohia.

“Përveç kësaj, përdorini më pak! Bëni ca kohë pushim nga pajisjet, sa qafa juaj ta marrë veten!”


j.l./ dita

Flash Lajme