Prodhuesi gjerman i automjeteve , “Audi” kërkon të lidhë modelet e tij të reja me semaforët në qytetin jugor të Gjermanisë në Ingolstadt, duke filluar që nga muaji korrik.

Shërbimi i ndarjes së informacionit u mundëson shoferëve të përshtatin shpejtësinë e tyre për të arritur semaforin e rradhës në dritë të gjelbër, duke qëndruar brenda limiteve të shpejtësisë.

Kjo metodë inovative do u mundësojë shoferëve të kalojnë sa më shumë semaforë që të jetë e mundur.

Prodhuesi gjerman e ofron këtë shërbim prej dy vitesh në disa qytete amerikane si Las Vegas, Los Anxhelos dhe Uashington.

j.l./ dita

Flash Lajme