Kompania Google ka pezulluar marrëdhëniet me kompaninë Huawei. Kjo erdhi si pasojë e kërkesës së SHBA-së për të futur të gjitha kompanitë e teknologjisë kineze në “listën e zezë”.

Megjithatë, një zëdhënës i kompanisë ka bërë me dije se ata që aktualisht disponojnë smartfonë Huawei do të mund të vazhdojnë t’i përdorin si dhe të kryejnë përditësime të aplikacioneve nga Google.

“Për përdoruesit e shërbimeve tona, Google Play dhe mbrojtjet e sigurisë nga Google Play Protect do të vazhdojnë të funksionojnë në pajisjet ekzistuese Huawei”, tha ai.

Versionet e ardhshme të celularëve Huawei që funksionojnë në Android gjithashtu do të humbasin aksesin në shërbimet e zakonshme, duke përfshirë Google Play Store, Gmail dhe aplikacionet e YouTube.

Administrata Trump të enjten shtoi “Huawei Technologies Co Ltd” në një listë të zezë tregtare, duke zbatuar menjëherë kufizime që do ta bënin jashtëzakonisht të vështirë për kompaninë të bënte biznes me homologët e tij amerikanë.

Detajet e shërbimeve specifike të prekura nga pezullimi ishin ende në diskutim brenda në Google, sipas burimit. Edhe avokatët e Huawei nga ana tjetër janë duke studiuar ndikimin e listës së zezë, tha një zëdhënës i Huawei.

j.l./ dita

Flash Lajme