Dhjetë ditë më parë, xhirimet e filmit “James Bond” u pezulluan pasi Daniel Craig u lëndua. Sipas mediave të huaja, aktori anglez 51- vjeçar kishte dëmtuar kaviljen gjatë xhirimeve të filmit të ardhshëm “Bond 25” në Xhamajka.

Ditën e djeshmem, produksioni me anë të një postimi në Twitter njoftoi se  aktori i njohur do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në kavilje.

“Craig ka dëmtuar kaviljen dhe duhet të operohet. Aktori po xhironte një skenë në Xhamajkë kur ndodhi aksidenti.”

Sipas njoftimit, Craig do të jetë për dy javë në rehabilitim pas operacionit. Ndërkohë data e publikimit të filmit mbetet e programuar për në prill të vitit 2020.

j.l./ dita

Flash Lajme