Të mërkurën, në malin Everest ndodhi një nga episodet më të pazakonta ndonjeherë.

Më shumë se 200 alpinistë po i drejtoheshin majës së tij, duke krijuar “trafik”.

Në këtë mënyrë, nga fluksi i alpinistëve, ata u detyruan që të prisnin në një lartësi shumë të madhe duke rrezikuar ngrirjen.

Fotoja e shkrepur nga njëri prej alpinistëve tregon rradhën e gjatë të njerëzve, sikur të ishin në hyrjen e një kinemaje.

Departamenti i Turizmit të Nepalit ka dhënë 378 leje ngjitjeje duke u nisur nga moti i mirë, një rekord historik ky që nga ngjitja e parë e suksesshme në këtë mal në vitin 1953.

Por, një dyndje e tillë bën që ngjitja të jetë e rrezikshme, pasi në rastin e alpinistëve të rinj, rezervat e oksigjenit artificial mund të mbarojnë para se ata të kenë arritur në majë.

j.l./ dita

Flash Lajme