Shumë vende të botës po përballen me fenomenin e uljes së popullsisë, kjo për shkak të uljes së lindshmërisë dhe rritjes së numrit të vdekjeve.

Shumë shtete po mundohen të gjejnë politikat e duhura sesi t’i japin fund një problemi të tillë.

Një ide shumë të çuditshme po ndjek kryebashkiaku i një qyteze franceze, të njohur me emrin Montereau me 629 banorë.

Kryebashkiaku ka nënshkruar një dekret ku thuhet se banorëve do t’u dhurohen Viagra për të përballur krizën demografike.

Pilulat do të shpërndahen tek çiftet e moshës nga 18-24 vjeç.

“Iniciativa ka lindur për të shmangur mbylljen e shkollës fillore, e cila ka mbetur vetëm me një klasë. Pa fëmijë, qyteza jonë është e vdekur”, shpjegoi ai për të përditshmet franceze.

Por duket se një projekt i tillë nuk po rezulton i suksesshëm sepse vetëm një person ka shkuar në komunë për të marrë pilulat.

Për këtë ide ka patur edhe shumë kritika nga zërat feministë.

Nuk është hera e parë që një politike e çuditshme është zbatuar në Francë. Edhe bashkiaku i një tjetër zone nënshkroi një dekret ku qytetarëve u ndalohej të sëmureshin. Arsyeja ishte e thjeshtë: në qytezë nuk kishte më mjekë dhe ishte e vështirë të shëroheshe.

j.l./ dita

Flash Lajme