Rreth 10 vjet më parë, Huang Yung-fu duhej të merrte një vendim që do të ndryshonte jetën e tij. Qeveria tajvaneze kishte vendosur të shembte banesat e fshatit, për të ndërtuar një kompleks apartamentesh moderne.

Huang ishte banori i fundit i mbetur dhe iu ofrua para për të shkuar diku tjetër.

Por i moshuari nuk mund ta pranonte idenë e largimit nga shtëpia në të cilën jetonte.  Burri  nisi të pikturoje më ngjyra të ndezura banesat e fshatit, duke i dhënë atij gjallëri dhe e ktheu në një zonë turistike.

Huang, i cili tani është quajtur me dashuri “Gjyshi Ylbert” ka 40 vjet që jeton në atë fshat.  Është e lehtë të kuptohet se si mund të ndihej Huang, 40 vjet më vonë, me idenë që shtëpia e tij do të rrëzohej në tokë. “

“Kur arrita këtu, fshati kishte 1200 familje dhe të gjithë u ulëm për të folur si një familje e madhe”, tha Huang për BBC.

“Por pastaj të gjithë u larguan ose vdiqën dhe unë mbeta vetëm. Pa  një vend për të shkuar, iu përkushtova artit për të lehtësuar vuajtjet e mia”, shtoi ai.

Gjëja e parë që pikturoi ishte një zog i vogël në shtëpinë e tij. Ai vazhdoi me macet, zogjtë dhe njerëzit që filluan të marrin jetën në shtëpitë bosh të fshatit duke e kthyer atë në një punë gjigante të artit të rrugës. Pastaj, në vitin 2010, një student lokal i universitetit e pa fshatin rastësisht dhe, pasi dëgjoi historinë e Huang, premtoi ta ndihmonte. Ai mori disa fotografi të shtëpive dhe filloi një fushatë për mbledhjen e fondeve së bashku me një peticion për të shpëtuar fshatin nga shkatërrimi.

Historia menjëherë u bë virale dhe Huang u bë “Gjyshi Ylber “. Fshati i gjallë dhe shumëngjyrësh është bërë një tërheqje e madhe për turistët dhe vazhdon të sjellë mbi një milion vizitorë çdo vit. Por gjëja më e mirë është se Huang arriti të shpëtojë shtëpinë e tij dhe të gjithë fshatin.

e.t./dita

Flash Lajme