Njerëzit janë gati të bëjnë çdo gjë për të qëndruar të rinj por ne të Shijes ju tregojmë mënyra natyrale dhe më pak të kushtueshme për të qenë gjithnjë të freskët natyralisht.

Bota ende ka një gamë të gjerë produktesh që mund t’ju bëjnë të dukeni më të rinj, përpos botoksit, kirurgjisë apo injeksioneve të bukurisë.

Antioksidantët ngadalësojnë procesin e plakjes. Sa më shumë antioksidantë ka një produkt, aq më mirë. Kjo për shkak se ato rrisin efektet e njëri-tjetrit.

Këtu është një listë e antioksidantëve më efektivë:

Vitamina C e bën fytyrën më homogjene, ndalon inflamacionin dhe ndihmon në sintetizimin e kolagjenit.

Ekstrakti i farës së rrushit është një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në prodhimin e kolagjenit dhe elastinës.

Ekstrakti i çajit të gjelbër rikthen qelizat e dëmtuara dhe ndalon inflamacionin.

Zinku rrit prodhimin e kolagjenit dhe lufton plakjen e lëkurës.

dardania.com

Flash Lajme