Shtëpia unike në Angli krijon një përshtypje të veçantë për vizitorët, të cilët pasi futen brenda saj kthehen me kokë poshtë.

E quajtur “Upside Down”, shtëpia e veçantë në Angli krijon një ndjesi ndryshe për vizitorët, të cilët pasi futen brenda saj kthehen me kokë poshtë.

Shtëpia, e cila duket sikur qëndron mbi çatinë e saj është ide e inxhinierit Tom Dirse.

Ajo është ndërtuar për të siguruar një mundësi të re për të bërë fotografi.

“Ne duam që ajo të jetë sa më realiste që të jetw e mundur. Ndërsa kur realizojmë fotografi, ndihemi sikur jemi në shtëpinë e dikujt”, thotë Dirse.

Vizitorët mund të shihen duke qëndruar në tavan, duke mbajtur mobiliet, duke shikuar nga dritarja ose duke shkuar në tualet.

Fotografitë e tyre shpërndahen masivisht në rrjetet sociale, pasi vetë ambienti dhe shtëpia ku shkrepen ato e bëjnë një kujtim të paharrueshëm dhe të veçantë. Kompania që e ndërtoi, tani numëron 4 të tilla.

Një shtëpi e tillë kaq tërheqëse, për të parën herë, u ndërtua në fund të vitit 2018 në Bournemouth, një vendpushim bregdetar në bregun jugor të Anglisë. Shtëpitë ndryshojnë me stinët si brenda ashtu edhe jashtë.


j.l./ dita

Flash Lajme