Seksi pas hekurave! I pamundur… por deri më tani. Kjo pasi Parlamenti Italian shumë shpejt do të gjendet duke diskutuar një propozim të radikalëve që synon të ofrojë momente intimiteti, për ata të cilët në burg nuk kanë mundësi.

Gjithçka do të mundësohet me kukulla seksi prej silikoni, të cilat industria e të rriturve, i ka bërë tejet të ngjashme me qeniet njerëzore.

Duke folur për ‘Radio 24’, gjatë emisionit “La Zanzara”, u promovua gjatë ideja ku në burg do të çohen kukulla seksi për meshkuj dhe femra.

“Kjo gjë do të jetë e mundur vetëm për persona që nuk kanë kryer krime të rënda”, u tha në emision. Kështu radikalët italianë të frymëzuar nga ky propozim, po përgatisin një paketë ligjore për ta çuar për votim në Parlament.

Nga ana tjetër kjo praktikë është e përdorur edhe në burgjet amerikane në Arizona.

e.t./dita

Flash Lajme