Hakerat kanë sulmuar qytetin e Baltimore duke përdorur një pajisje të vjedhur nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare, e cila ju ka shërbyer për të kryer krime kibernetike.

Pajisja e quajtur “EternalBlue” ka ndërhyrë në llogaritë e banorëve në shitjet e pasurive të paluajtshme, faturat e ujit, shërbimet shëndetësore dhe shërbimet e tjera të qytetit.

Mjeti gjithashtu është përdorur në sulme të tjera kibernetike, përfshirë WannaCry në maj 2017, si dhe sulmet e NotPetya të qershorit 2017 ndaj bankave ukrainase dhe sistemeve zyrtare.

Sulmi fillestar përmbante një mesazh në gjuhën angleze, duke ju kërkuar qytetarëve rreth 100,000 dollarë në Bitcoin, për të mos kryer veprime të mëtejshme.

Tashmë, ligjvënësit dhe zyrtarët e Baltimore kanë kërkuar një informim nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare për këtë çështje.

j.l./ dita