Pasioni dhe dëshira për adrenalinë. Këto janë karakteristikat e motoristëve të talentuar, të cilët ofrojnë spektakël kudo ku udhëtojnë.

300 motoristë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia janë bërë pjesë e edicionit “Born to Ride”, i cili u zhvillua për herë të parë në Korçë.

Një parakalim që tërhoqi vëmendjen e të gjithë kalimtarëve nga zhurma që lanë pas dhe veçantia që i karakterizon, motoristët sollën një event të veçantë duke ndarë kështu me të gjithë pasionin e tyre.

Nisma për këtë organizim erdhi nga grupi i motoristëve korçarë, “Riders Legend”, ndërsa synimi është që ky të kthehet në një event të përvitshëm.

   

j.l./ dita

Flash Lajme