Departamenti Amerikan i Shtetit ka për detyrë të paralajmërojnë qytetarët e vet se në cilat vende kanë më shumë mundësi të sulmohen për shkak të sulmeve terroriste dhe nga trazirat civile i rendit vendet e rrezikshme për turistët me nivele, nga 1 në 4, nga më pak të rrezikshmet te më shumë.

Niveli 1 – Merrni masa normale

Niveli 2 – Shtoni masat e kujdesit

Niveli 3 – Mendohuni mirë për udhëtimin

Niveli 4 – Mos udhëtoni

Gjithsej janë 12 vende evropiane që janë renditur si të Nivelit 2, ku DASH i këshillon qytetarët amerikanë të bëjnë kujdes. Ndërsa gjithë vendet e tjera janë të Nivelit 1, ku këshillohen të marrin masa normale. Të nivelit tre dhe katër, nuk ka asnjë (përveç disa zonave në Rusi).

Bosnja dhe Hercegovina – Niveli 2; SHBA u kërkon qytetarëve të bëjnë kujdes për shkak të terrorizmit të mundshëm dhe minave të fshehura në zona të ndryshme të vendit, që nga koha e luftës.

Gjermani, Niveli 2 – Shtoni masat e kujdesit. Që nga viti 2015 ka pasur 13 sulme terroriste.

Serbi – Niveli 2: SHBA u kërkon amerikanëve të bëjnë kujdes në Serbi për shkak të nivelit të lartë të krimit, dhunës në bashkëpunim me krimin e organizuar, që përfshijnë edhe vrasje me autobomba. Në vitin 2016, një serb vrau pesë veta dhe plagosi 22 të tjerë në një kafene në Sitiste.

Itali, Niveli 2 . Për shkak të numrit të lartë të turistëve perëndimorë, Italia mund të bjerë pre e sulmeve terroriste, si dhe Vatikani dhe Roma kanë marrë shpesh kërcënime nga ISIS

Ukrainë – Niveli 2; Qytetarët amerikanë duhet të bëjnë kujdes në Ukrainë për shkak të krimit, trazirave civile dhe demonstratave që ndodhin gjatë zgjedhjeve, si dhe të mos shkojnë në Krime, ku kryhen arrestime në mënyrë arbitrare nga forcat pro-ruse; si dhe për shkak të konflikteve në Doneck dhe Luhansk

Rusi – Niveli 2: DASH u kërkon qytetarëve të bëjnë kujdes nga krimi, terrorizmi dhe zbatimi i ligjit në mënyrë të njëanshme. Disa zona të Rusisë janë madje të nivelit 4, si Rajoni Verior i Kaukazit, Çeçenia dhe Krimea…


Flash Lajme