Pastrimi është i njohur për efektin e tij pozitiv në shëndetin tonë. Për shembull, mund të ndihmojë në lehtësimin e stresit dhe mund të konsiderohet një lloj stërvitje. Por, ja që del se rrëmuja ka përparësitë e saj, dhe ka efekte pozitive në personalitetin tuaj.

Një dhomë rrëmujë ndihmon njerëzit të dalin nga normat shoqërore dhe të relaksohen. Sipas një studimi, njerëzit janë më kreativë kur ata janë në një dhomë të çrregullt. Ata janë të gatshëm të provojnë gjëra të reja dhe të jenë të hapur për inovacion.

Është e pamundur të ruash rendin çdo sekondë. Ata që i kushtojnë më pak kohë dhe vëmendje pastrimit mund të jenë më të relaksuar dhe jo të prirur për të ndjerë acarim, vetëm sepse panë një rrëmujë të vogël në dysheme.

Ata nuk janë të përqendruar në pastërtinë, kursejnë më shumë kohë. Nga ana tjetër, ata që janë të fiksuar pas pastërtisë harxhojnë shumë kohë vetëm për të parë çdo gjë në vend.

Njerëzit që janë rrëmujaxhinj i gjejnë më letë gjërat që duan dhe që iu nevojiten. Një tryezë e çrregullt mund të jetë e bezdisshme, por personi që e ka të tillë e di saktësisht se ku i ka gjërat e tij.

Njerëzit që organizojnë gjithçka, janë më pak të përgatitur për gjëra të papritura. Të jesh i çrregullt ju bën më të balancuar, por nuk do të thotë të hiqni dorë tërësisht nga pastrimi./dardania.com


Flash Lajme