Një fëmijë 3-vjeç ka shkatërruar një vepër arti e cila kushton plotë 50 mijë euro.

Kur pa një mizë gjigante, një fëmijë nuk mund të përmbahej dot, doli me vrap nga karroca e tij dhe e shkatërroi.

Vogëlushi nuk mund ta dinte se nuk bëhej fjalë për një insekt, por për një vepër arti që kushtonte 50 mijë euro.

Ngjarja ndodhi në Bazel, në një nga ekspozitat më të mëdha të artit bashkëkohor në botë, “Art Basel”.

Vepra 50 mijë euroshe e artistes gjermane Katharina Fritsch “Miza” u përplas dhe i mituri kurioz.

Në rast se nuk ndërhyjnë kompanitë e sigurimit, familja e 3-vjeçarit duhet të paguajë të gjithë vlerën e veprës prej 50 mijë eurosh./dardania.com


Flash Lajme