Fotografi i Reuters, Nacho Doce ka dokumentuar peizazhin e pyjeve të mangrovës në Cairu të Brazilit dhe jetesën e njerëzve që peshkojnë vazhdimisht gaforre në këto zona.

Fotografi vizitoi një bashkësi shtëpish me baltë përgjatë buzës së lumit Caratingui, të njohura dhe si “Treni”, sepse janë të gjitha të njëjta dhe njëkohësisht ngjajnë si karroca trenash.

Mangrovët mbulojnë 13.989 km katrorë të bregdetit të Brazilit dhe janë një mbrojtje e rëndësishme kundër ndryshimit të klimës pasi shërbejnë për pastrimin e ajrit.

Pyjet gjithashtu mbrojnë bregun nga erozioni, ndërsa stuhitë intensive rriten më shpesh.

Pjesa më e madhe e tyre e banorëve vendas e kalojnë jetën duke bërë vazhdimisht peshkimin e gaforreve dhe si duket kjo është e vetmja mënyrë jetese për ta.


Flash Lajme