Martesa është lidhja përfundimtare midis 2 personave që zotohen ta kalojnë pjesën tjetër të jetës së tyre, bashkë. Por kur vjen puna për zgjedhjen midis shpenzimit të kohës me shoqen e ngushtë ose burrit tuaj, lufta është e vërtetë.

Mos u shqetësoni nëse doni më shumë të dilni jashtë me shoqen e ngushë, sesa të rrini përqafuar me burrin tuaj. Ju nuk jeni vetëm. Një studim i kohëve të fundit do ta sqarojë këtë punë.

Sipas një sondazhi të kryer nga Champneys Health Spa UK, 50% e 1,517 grave që u pyetën, zgjodhën miqtë e tyre më të mirë për t’u argëtuar dhe për të diskutuar problemet, në vend të burrave, informon dardania.com

Askush nuk ju kupton më mirë se shoqet, as burri juaj, me të cilin po ndani jetën.

Me mikun tuaj më të mirë, mund të flisni për gjithçka pa ju gjykuar dhe mund të bëni thashetheme sa herë që ju do qejfi.

Kur vjen koha e të bërit pazar, gratë mendojnë për shoqet, dhe pastaj për burrin. Ndarja e interesave të përbashkëta, është arsyeja pse gratë preferojnë shoqet e ngushta, në vend të burrave të tyre.//dardania.com