Ndonjëherë ndihem sikur do të çmendem kur hyj në Facebook.

Të shohësh përditësimet e statusit të miqve të mi të martuar e me fëmijë, është e lodhshme.

Dua të them, jam e lumtur për ta dhe është e mrekullueshme që e kanë gjetur dashurinë, por nuk kanë pse të na e tregojnë 24/7. Duket sikur qëllimi kryesor i të gjithëve është gjetja e personit me të cilin do të kalojnë pjesën tjetër të jetës. Sikur gjithë ekzistenca jonë  t’i jetë kushtuar gjetjes së personit ideal, që do të jetë gjithçka për ne.

Por çfarë të themi për ata njerëz që janë vetëm tani? A do të kenë jetë të pakuptimtë, deri sa të gjejnë personin e zemrës? Natyrisht që jo! Por për fat të keq, kjo është ajo që mendon shoqëria, shkruan dardania.com

Vetëm për shkak të shoqërisë, shumë persona detyrohen të martohen, sepse tmerrohen nga të qenit vetëm.

Ok, ato mund të jenë martesa të mira dhe jetëgjata, por nuk është kjo çështja. Ajo ndiqet nga shumë gra që nuk e vlerësojnë veten e tyre. Nëse je e vetmuar, ji krenare për atë që je dhe dije që po mbijeton, madje po lulëzon, krejt e vetme. Kushtojini vëmendje gjithçkaje që keni arritur deri tani, dhe asaj që jeni.

Më besoni, nëse e bëni këtë, jo vetëm që do të kuptoni sesa e mrekullueshme është jeta juaj, por kur të vendosni të hyni në një marrëdhënie, bëjeni me dikë që e meriton.

Dhe për gratë që kanë qenë të martuara, por nuk u ka funksionuar, më vjen keq! Ju keni çdo të drejtë të qani dhe të trishtoheni.

Por ju duhet të dini se të qenit e vetme nuk është mallkim. Mësoni ta doni veten dhe jetën tuaj!/Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net


Flash Lajme