Të gjithë kemi një hundë, dhe të gjithë dukemi ndryshe. Disa e urrejnë, sa shkojnë te një kirurg plastik për të korrigjuar ndonjë anomali, apo diçka që nuk u pëlqen.

Ndërsa disa të tjerëve iu pëlqen siç e kanë. Ndonëse për ju mund të tingëllojë e çuditshme, sipas një zbulimi të fundit është vërtetuar se,  forma juaj e hundës mund të tregojë më shumë për personalitetin tuaj.

Dardania.com sjell për ju, format e hundëve dhe çfarë thonë ato për juve.

Hunda nubiane: Njerëzit kreativë dhe kureshtarë kanë një hundë nubiane. Ata janë optimistë dhe kanë një mendje të hapur për jetën. Ata janë shumë shoqërorë dhe shpesh kanë një grup interesant miqsh rreth tyre.

Hunda greke: Njerëzit me hundë grekë janë pak më të rezervuar. Ata e kanë të vështirë t’i tregojnë emocionet e tyre dhe nuk duan të jenë në qendër të vëmendjes. Ata janë besnikë, kanë një këndvështrim pragmatik për jetën dhe gjithmonë mund të mbështeteni te ta, informon dardania.com

Hundë e përkulur: Njerëzit me hundë të përkulur janë shumë ambiciozë dhe të orientuar drejt qëllimeve të tyre. Ata shpesh kanë bindje dhe parime të forta dhe do t’i mbrojnë ato me çdo kusht.

Hundë si shqiponjë: Njerëzit me hundë si kjo janë të vendosur dhe të mirëorganizuar. Ata kujdesen për karrierën e tyre dhe suksesi profesional është shpesh në krye të listës së tyre prioritare. Këta njerëz janë inteligjentë dhe nuk ndalojnë para se të marrin atë që duan, si në aspektin profesional ashtu edhe në jetën e tyre personale, informon dardania.com

Hunda snob: Këta janë njerëz të gëzuar, entuziastë, impulsivë dhe spontanë. Ata janë shpesh të njohur, pasi personaliteti i tyre tërheq shumë admirues.

Hunda e drejtë: Njerëzit me hundë të formuar në këtë mënyrë kanë një personalitet të fortë dhe shumë besim. Ata janë gjithmonë vetë, pa marrë parasysh situatën dhe janë të bindur për aftësitë e tyre. Për shkak të kësaj, ata nuk tronditen lehtësisht, shkruan dardania.com

Hunda romake: Këta njerëz janë shumë të ndjeshëm dhe kanë një jetë emocionale të zhvilluar. Ata janë shumë të ndjeshëm dhe janë gjithmonë aty për njerëzit e tjerë. Ndonjëherë ata tentojnë të harrojnë veten.

Hundë e kërrusur: Njerëzit me këtë hundë janë të qëndrueshëm dhe të besueshëm, pasi janë dëgjues të mirë. Ata janë shumë pragmatikë dhe gjithmonë mund të mbështeteni tek ata.

Çfarë forme ka hunda juaj? A përshtatet me përshkrimin? Na tregoni!/ Përshtati: Kadrije Çako/Dritare.net


Flash Lajme