Presidenti i Rusisë, Vladimir Putini njihet për egërsinë, madhështinë dhe politikën e tij. Ai është presidenti, që ka një politikë të rreptë kundër terrorizmit dhe është mjaft i diskutueshëm për komentet e tij.

Dardania.com ka sjellë për ju, disa fakte të panjohura rreth Vladimir Putinit.

1- Është adhurues i madh i aeroplanëve

2- I adhuron edhe artet marciale. Putin ka një rrip të zi në Xhudo, të cilin e mori në moshën 18-vjeçare. Ai është gjithashtu një ekspert i Sambo.


3- Është mjaft i drejtpërdrejtë. Ai njihet për sinqeritetin e tij në intervistat në televizione.

4- Është ish-oficer i Komisionit për Sigurinë e Shtetit. Ai ka shërbyer në një nga agjencitë e inteligjencës më të frikshme në tokë. Putini dogji dosjet e KSSH-së ndërsa shpëtoi në Dresden, në vazhdën e Rënies së Murit të Berlinit në 1989. Ai ishte gjithashtu një nga rekrutuesit kryesorë në Gjermaninë Lindore, informon dardania.com

5- Për të familja vjen e para. Ai vjen nga një qytet i varfër në Bashkimin Sovjetik. Gjyshi i tij ishte një kuzhinier në shtëpinë e ish-presidentit, Vladimir Leninit. Ai gjithashtu ishte një nga kuzhinierët e pëlqyer të Joseph Stalin.

6- Ka shpëtuar një skuadër televizioni. Ndërsa po xhironin një dokumentar për tigrat siberianë, në rezervën natyrore Ussuri, ekipi i një televizioni për pak sa nuk u sulmua nga një tigër. Por Putini mori një pistoletë qetësuese dhe e qëlloi atë, shkruan dardania.com

7- Kurrë nuk zbulon detaje për vajzat e tij. Ai ka dy vajza, identiteti i të cilave është i fshehtë. Putini është jashtëzakonisht mbrojtës ndaj tyre dhe është kujdesur që asnjëherë të mos i përmendë ato në publik.

8- Ai ka shumë pasuri, prona dhe aksione në shumë kompani ruse. Pasuria e tij aktuale është rreth 45 miliardë dollarë. Pallati i Putinit vlen 750 milion paund dhe është një nga shumë vilat që ai zotëron./ Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net


Flash Lajme