Ndërsa verës po i vjen fundi, duke sjellë edhe fundin e leximit të librave verorë, ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa libra që po lexon këtë sezon.

Në listën e tij të leximit për vitin 2019, Obama ka nxjerrë në pah libra që përshkojnë zhanre dhe autorë të ndryshëm, nga veteranët si: Colson Whitehead dhe Téa Obreht, te autorët më të rinj si Stephanie Land dhe Lauren Wilkinson.

Ai sugjeroi të filloni me leximin ose rileximin e autores që fitoi çmimin ‘Pulitzer’, Toni Morrison, duke përfshirë librat: Beloved, Song of Solomon dhe The Bluest Eye

Por përveç këtyre sugjerimeve, Obama ka ndarë dhe një listë librash që ju duhet t’i lexoni.

1- The Nickel Boys, Colson Whitehead (2019)

Një nga librat më të bukur  të verës 2019, romani i fundit i fituesit të çmimit Pulitzer pason një adoleshent të zi në Floridën e viteve 1960, që papritur përfundon në një shkollë të reformave abuzive dhe takon një djalë tjetër atje. Frymëzuar nga një shkollë e vërtetë reformash, Whitehead hulumton marrëdhëniet e Amerikës me racizmin përmes tmerreve të Jim Crow South.

2- Exhalation, Ted Chiang (2019)

Koleksioni i fundit i tregimeve të shkurtra nga Chiang, i cili shkroi historinë që është baza për filmin fitues të shumë çmimeve ‘Arrival’, adreson shumë nga pyetjet më të ngutshme të njerëzimit përmes historive për vullnetin e lirë, evolucionin dhe universet alternative.

3- Wolf Hall, Hilary Mantel (2009)

Ky roman historik fitues i çmimit ‘Man Booker’ riimagjinon plotësisht Anglinë e shekullit të gjashtëmbëdhjetë nën Henry VIII. Mantel shqyrton një shoqëri që po përjeton ndryshime të ndërlikuara dhe të shpejta përmes portretit imagjinar të këshilltarit të Henry, Thomas Cromwell.

4- Men Without Women, Haruki Murakami (2014)

Nga ish të dashurat deri te banakierët, personazhet në shtatë tregimet në koleksionin e tregimeve të shkurtra të shkrimtarit japonez Haruki Kurakami, merren me vetminë, pasi shumë kanë humbur gratë në jetën e tyre. Historitë janë misterioze, të errëta dhe ndonjëherë me humor, për të pikturuar një pamje të ndërlikuar të dinamikës midis burrave dhe grave.

5- Spy Amerikan, Lauren Wilkinson (2019)

E strukturuar si një letër drejtuar dy djemve të saj të rinj, libri ka në qendër Marie Mitchell, një zyrtare e zezë e inteligjencës FBI.

6- The Shallows, Nicholas Carr (2010)

A po na ndryshon interneti për më mirë apo për keq? Pyetja përvijohet te libri i Carr, i cili ishte nominuar për një çmim ‘Pulitzer’ në 2011 dhe ilustron pasojat e internetit, duke përfshirë mënyrën sesi ai ka formuar mënyrën si ne mendojmë, lexojmë dhe ndiejmë.

7- Lab Girl, Hope Jahren (2016)

Shkenca është në zemrën e kujtimeve të gjeobiologes Hope Jahren. Jahren eksploron marrëdhëniet e saj me subjektin, duke e filluar si një fëmijë në Minesota, ku ajo luante në laboratorin e kolegjit të babait të saj. Vajza Lab shtron pyetje të ashpra në lidhje me mënyrën sesi ne e shohim botën, informon dardania.com

8-Inland, Téa Obreht (2019)

Në vazhdimin e bestsellerit të saj në vitin 2011 ‘Gruaja e Tigrit’, romani i ri i Téa Oreht pason dy personazhe që jetojnë në Perëndimin Amerikan. Njëra është Nora, një grua dhe nënë duke pritur që burri i saj të kthehet në shtëpi dhe tjetra është Lurie, një ish e dënuar, e cila beson se është duke u ndjekur nga fantazmat.

9- How to Read the Air, Dinaw Mengestu (2010)

Në bestsellerin e Mengestu, Jonas është djali i rritur i dy emigrantëve Etiopas, i dëshpëruar për të mësuar më shumë rreth rrënjëve të tij pasi babai i tij vdes. Ekzaminimi i çështjeve të imigracionit, ndryshimet midis brezave dhe fuqia e lidhjeve familjare, ky libër adreson vështirësinë e ndërtimit të një historie të fortë familjare, shkruan dardania.com

10- Maid, Stephanie Land (2019)

Në kujtimet e saj, Landi rrëfen përvojat duke punuar si shërbyese për amerikanët e klasës së mesme në një përpjekje për të mbështetur vajzën e saj të re. Libri trajton pabarazitë që ekzistojnë midis shtresave sociale në vend./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net


Flash Lajme