Një ekip eksplorimi prej disa personash vizitoi anijen e Titanikut këtë muaj.

Ajo ndodhet 370 milje në jug të Newfondland, në Kanada, rreth 4 mijë metra nën ujërat e oqeanit. Disa ekspertë dhe një grup shkencëtarësh kapën pamjet e rrënojave 107-vjeçare me kamera.

Ata mundën të regjistronin pamjet nga anija e mbytur, të cilat do të përdoren për një dokumentar të ri. Kripa dhe bakteret që konsumojnë metalet thuajse po e zhdukin anijen më të njohur në botë.

“Aspekti më interesant ishte të shihte se si Titaniku po konsumohet nga oqeani dhe po kthehet në formën e tij elementare ndërsa siguron strehim për një numër të mrekullueshëm të gjallesave të detit,” tha Patrick Lahey, një ndër vizitorët e anijes.

Ekipi i zhytjeve vendosi një kurorë dhe mbajti një ceremoni për të nderuar ata që vdiqën në fundosjen e anijes.

Anija britanike Titanik  u fundos në pjesën veriore te Oqeanit Atlantik më 15 prill 1912, për shkak të përplasjes me një ajsberg, gjatë lundrimit të tij të parë nga Southamptoni, për në New York, SHBA. Fundosja e Titanikut ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 1.500 personave ./L.Fdritare.net


Flash Lajme