Histori personale:

Unë linda në këtë botë me buzë të holla. Por e ndikuar nga yjet botërore, Angelina Jolie e Kylie Jennes, të cilët kanë vendosur një standard të ri bukurie, gjithmonë jam intriguar nga dëshira për të rritur sadopak volumin e tyre.

(Foto, Kylie Jenner)

Kështu që sapo fillova punë pas shkollës, e dija se paga e parë do të shkonte për të mbushur buzët. Kam bërë kërkime pafund, dhe më në fund gjeta një mjek, fotografitë operimeve që kishte bërë  më pëlqyen. Rezervova takimin tim dhe bëra një marrëveshje me të.

(Foto ilustruese)

Pas injektimit të silikonit në buzë, doktori më thoshte vazhdimisht se duhet të bëja edhe mollëzat. I kisha të nevojshme sipas tij. Pak nga pak më bindi, dhe përfundova duke i bërë edhe mollëzat.

Pas përfundimit, nuk pashë asgjë të bukur. Pash vetëm që isha e ënjtur komplet. Megjithatë, mendova se kisha plotësuar një dëshirë që e kisha prej kohësh, i mora më të mirën kësaj eksperience.

Pak muaj më vonë, injeksioni po tretej. Një mjek tjetër zbuloi se lënda që kishte përdorur mjeku i operimit, në buzët e mia ishte kategorikisht e ndaluar. Ajo kurrsesi nuk duhej të përdorej në buzë.

(Foto ilustruese)

Dita ditës po merrja një pamje akoma më të shëmtuar. Nuk kisha zgjidhje, ndaj huhet ta hiqja lëndën që doktori kishte injektuar në buzët e mia. Një nga përvojat më të dhimbshme në jetë. Nuk e di me kë ta krahasoj. Lënda që injektohet në buzë është aq e fortë sa duhet të djegë lëndën e parë dhe kjo dhemb vërtet shumë. Mjeku më tha se isha e para që nuk kisha qarë gjatë këtij procesi, por nuk zgjati shumë dhe më rrodhën edhe mua lotët.

(Foto ilustruese)

Unë sugjeroj që ta shmangni këtë situatë dhe nëse vërtet doni që të bëni operacione plastike, konsultohuni me mjekun e duhur mund të përfundoni si unë.

Përshtati nga Huffpost, L.F-dritare.net


Flash Lajme