Migrimi dhe emigrimi po ndikojnë shumë në mbipopullimin e disa zonave dhe boshatisjen e disa të tjerave. Në kuadër të këtyre lëvizjeve, janë hartuar politika të ndryshme. E tillë është edhe kjo ide që kanë krijuar përfaqësuesit e disa qyteteve italianë, në rajonin e Molise, në jug të Romës, ku për të gjithë ata që vendosin të zhvendosen atje, ofrohet 27 mijë dollarë shpërblim.

Qëllimi është që të ky rajon të marrë sërish jetë dhe të ketë shpresë për të ardhmen, pasi mijëra qytetarë janë shpërngulur përfundimisht nga aty, duke braktisur gjithçka.

Por ata që vendosin të zhvendosen aty, duhet të kenë një ide të qartë për të investuar, në mënyrë që të përfitojnë mbështetjen financiare.

Një restorant, butik, bibliotekë apo çfarëdo ideje tjetër është e mirëpritur.

Mbi të gjitha përfaqësuesit e këtyre qyteteve inkurajojnë familjet të aplikojnë. Gara nis zyrtarisht me 16 shtator./L.F-dritare.net


Flash Lajme