YouTube, po shpërndan video të rreme, në më shumë se 10 gjuhë të ndryshme të botës, ku thuhet se si mund të shërojmë kancerin falas. Në bazë të një kërkimi nga media britanike BBC, janë gjetur më shumë se 80 video të cilat përmbajnë dezinformata shëndetësore.

Dhjetë nga videot e gjetura kishin më shumë se një milion shikime. “Kurat” e paprovuara, shpesh përfshinin konsumimin e substancave specifike, si shafrani i Indisë ose sode buke.

Dietat ose agjërimi ekstrem ishin gjithashtu disa sugjerime të zakonshme. Asnjë nga të ashtuquajturat kurat e ofruara nuk është vërtetuar klinikisht për të trajtuar kancerin.

E gjithë kjo, bëhet për të fituar sa më shumë para, pasi të tilla video janë të shoqëruara me reklama. Specialistët e mjekësisë, kanë deklaruar se askush nuk duhet t’i marrë për bazë videot e tilla, pasi tutorët që i krijojnë ato, nuk janë ekspertë të shëndetit. /L.F-dritare.net


Flash Lajme