Ky është një tualet që kap vlerën 5 milion dollarë. I larë i tëri në flori 18 karat, ai është pikasur nga hajdutët. Ndonëse ishte deklaruar, se nuk mund të vidhet kurrë, “skifterët” profesionistë, dëshmuan të kundërtën.


Vepër e artistit italian Maurizio Castellan, ai po ekspozohej në vendlindjen e Wiston Churchill, Pallatin Blenheim, në Oksford të Anglisë.


Autorët kanë qenë mjaft të përgatitur, dhe kanë studiuar terrenin shumë mirë. Deri më tani është arrestuar një 65-vjeçar, por ende nuk ka një informacion zyrtar./L.F-dritare.net


Flash Lajme