Studiuesit e Universitetit të Çikagos krahasuan të dhënat për njerëzit e lindur mes 1880 dhe 18955, që kanë jetuar më shumë se 100 vjet. Studimi zbuloi se njerëzit e lindur në muajin tetor, kanë më shumë të ngjarë të jetojnë më shumë sesa ata që kanë lindur në muajt e tjerë të vitit.

Gjithashtu një studim tjetër zbuloi se të lindurit në vjeshtë jetonin më gjatë se fëmijët e lindur në pranverë.

Kjo ndodh sepse këta foshnja janë më pak të ekspozuar ndaj sëmundjeve sezonale, pasi shmangin temperaturat ekstreme të ulëta dhe të larta.

Ka shumë faktorë të tjerë mjedisorë që ndikojnë në statusin e jetëgjatësisë. Kjo varet dhe nga zonat ku jetojnë, niveli i aktivitetit fizik, shmangia e zakoneve toksike si pirja e duhanit etj./dardania.com


Flash Lajme