Sa e ke rrogën? A është kjo një ndër pyetjet më të shpeshta në Shqipëri? Epo në Suedi, kjo pyetje as që mendohet e jo më të thuhet. Në shumë vende të pazhvilluara në botë, është ende tabu të flasësh për seksin.

Në Suedi jo.

Por ka një tjetër fushë në të cilën, që njerëzit e kanë shumë problem të shprehen. Kur vjen puna te pasuria, rroga, të ardhurat, apo sukseset në jetë,  askush nuk lavdërohet, informon dardania.com.

30-vjeçari Robert Ingemarsson, një ndër marketerët më të mirë në Suedi, u shpreh se kurrë nuk i ka thënë askujt për pagën e tij.

“Askush nuk ka përse ta dijë sa paguhem unë”.

Ky është  një rregull i pashkruar në shoqërinë suedeze, informon dardania.com. Shumë studiues e shpjegojnë këtë fenomen, të bazuar në një kod shoqëror  nordik, të quajtur Jantelagen. Ky kod, promovon idenë se askush nuk ka përse të mendojë se dikush tjetër është më i mirë se ty, bazuar në të ardhurat financiare apo sukseset që mund të kesh arritur.

Suedezët , nuk dinë të mburren. Mase edhe në këtë aspekt ka ndikuar ky kod. Në ligjin e Jantes, thuhet se “Askush nuk është më i mirë se ty, por as ti nuk je më i mirë se të tjerët”.

Shoqëria i veçon ata që mund të mburren për pasurinë, makinat apo shtëpitë. Ligji i Jante-s, është një mënyrë për t’i trajtuar njerëzit të gjithë në mënyrë të barabartë, pavarësisht nga pasuria që zotërojnë.

Të rinjtë po luftojnë ta hedhin poshtë këtë ligj

Në mënyrë të veçantë, të rinjtë në Suedi kohët e fundit po e kritikojnë ashpër këtë stereotip të shoqërisë, informon dardania.com.

“Do të më pëlqente shumë nëse Jantelage do të zhdukej Unë mendoj se kjo do të ishte më e mira për shoqërinë tonë.  Ne do të ishim më të hapur për të folur për paratë. Jam dakord që është mirë të luftosh që të gjithë duhet të jenë të barabartë.  Por kjo nuk mund të funksionojnë njësoj me të gjithë, sepse nëse po punon më shumë se kushdo tjetër, atëherë duhet të jesh krenar për të. Dhe sidomos ta shprehësh”, shprehet suedezja  Andreas Kensen.

Por emigrantët mendojnë krejt ndryshe, informon dardania.com. 35-vjeçarja Natalia Irribara, e cila u transferua në Stokholm nga Kili tre vjet më parë, mendon se ky është rregulli më i rëndësishëm që duhet të bazohet çdo shoqëri.

“Unë mendoj se në Kili kemi një shoqëri me të vërtetë narciziste ku arritjet janë vërtet të rëndësishme, si kualifikimet akademike, të qenit e bukur, ta pasurit shumë makina. Këtu kemi një model shoqëror. Unë kam fqinj që kanë arritur gjëra të mëdha në jetë, por kurrë nuk flasin apo mburren për to. Ne e bazojmë shoqërinë me njëri-tjetrin në vlerat individuale, as në pasuri dhe as në sukses”, shprehet ajo./L.F/dritare.net

Përshtatur nga BBC


Flash Lajme