Një raporti i vitit 2016, parashikoi se deri në 2030 më shumë se 2 të tretat e popullsisë globale, do të braktisin fshatrat për t’u shpërngulur përfundimisht në qytet.

Kjo ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë, në ndryshimet klimaterike në mbarë botën. Qytetet e tejmbushura, do të jenë akoma më të ndotura se tani. Për këtë arsye, në disa qytete në botë, por improvizohet një “pyll në shtëpi”. Ky është rasti i një pallati, në Milano të Italisë.

Ky që shihni në foto, është quajtur “pylli vertikal” (Bosco vertikale). 111 metra i lartë, me 900 pemë, 5000 pemë të vogla dhe 11 mijë bimë. Po a mund ta zëvendësojë pyllin e vërtet një improvizim i tillë?

Simona Pizi, është një ndër banoret e kësaj rezidence. Ajo shprehet se të jetosh në këtë pallat, në një qytet kaq të ndotur siç është Milano, është një privilegj. Simona thotë se e ndjen veten sikur është në një pyll të vërtetë, dhe ky mjedis i jep një qetësi të jashtëzakonshme.

Tashmë, pyjet vertikale, do të jenë arkitektura e së ardhmes. Ata janë parashikuar të ndërtohen, në Evropë Amerikë dhe në Kinë, kryesisht në zonat e mbipopulluara dhe shumë të ndotura. Mbase edhe ne në Tiranë, do ta shohim shpejt një ndërtesë të tillë./L.F-dritare.net


Flash Lajme