Të duash veten, është pa dyshim një gjë shumë e mirë. Por narcizmi shkon përtej kësaj. Herë-herë është emërtuar si një sëmundje. Njerëzit narcisë jo vetëm e dashurojnë veten në të gjitha drejtimet, por mendojnë se askush tjetër nuk është më i mirë se ta.

Këto janë disa tipare të njerëzve narcisë, dhe nëse i keni padyshim ju jeni pjesë e këtij grupi.

Nuk keni aspak durim të dëgjoni problemet e të tjerëve

Nëse hasni vështirësi, ju nuk pushoni duke telefonuar të gjithë miqtë tuaj, për të kërkuar një mendim. Ama kur vjen puna te të tjerët, keni 0 durim t’i dëgjoni. Na vjen keq t’ju themi se ky është tipari dallues që i dallon njerëzit narcis, ndaj nëse karakterizoheni nga ky tipar, ju jeni një ndër to.

Liderët e shoqërisë

Ata që udhëheqin bisedat në grup, duan gjithmonë të tërheqin vëmendjen, dhe të vendosin për udhëtimet e çdo gjë tjetër, padyshim janë njerëz narcis.

I mbushur gjithmonë me detyra

Ata njerëz nuk duan kurrë që dikush tjetër të marrë përgjegjësitë për projektet në punë. Duan gjithmonë të jenë ata që i bëjnë të gjitha.

Nuk janë të qëndrueshëm në shoqëri

Njerëzit narcisë e kanë të lehtë ta ndërrojnë shoqërinë shpesh. Nëse përballet me njerëz të ‘llojit të njëjtë’ atëherë për ta është më e thjeshtë të ndahen nga shoqëria.

Nuk pranojnë kurrë kritika

Askush nuk është perfekt, por kritikat na ndihmojnë të rregullojmë defektet tona. Por një njeri narcis kurrë nuk mund ta pranojë një të tillë. Ata gjithmonë mendojnë se janë më të mirët.

Të fiksuar me modën e fundit

Ata gjithmonë kujdesen që të jenë gjatë gjithë kohës in me modën. Të kuruar deri në detaje, ata duan të jenë liderët e grupin edhe me trendi e veshjeve.

I ndërrojnë shpesh parterët

Njerëzit me një personalitet narcisit kanë më shumë të ngjarë të flenë me shumë partnerë dhe të mashtrojnë në një marrëdhënie, sepse ata gjithmonë kërkojnë diçka më mirë.

Me këto tipare, ju mund të dalloni fare mirë se kush është narcisi në shoqërinë tuaj. /L.F-dritare.net


Flash Lajme