Plazhe të virgjëra në rrëzë të kodrave, rrugë romantike dhe shumë egërsi malore-fshati mesdhetar Italian Sardenja i ka të gjitha. Por disa turistë po gjejnë vështirësi në përshkimin e rrugës.

Autoritetet e Baunei, në provincën lindore të Ogliastras, kanë bërë apel për vizitorët duke i thënë që të mos varen në hartat e Google për të udhëtuar në atë zonë.

Turistët ndjekin udhëzimet e Google Maps për të përshkuar shtigje në fakt aspak të përshtatshme për makina.  Kjo lëvizje ka ndodhur për shkak të 144 thirrje për ndihmë nga makinat dhe individët në provincë në 2 vitet e fundit. E fundit ajo ku dy turistë në një Porsche u shpëtuan nga shërbimet e emergjencës në një rrugë të vështirë në Supramonte.

Kryebashkiaku i Baunei, Salvatore Corrias, I tha CNN që autoritetet kanë vendosur tabela në Italisht dhe Anglisht, duke i këshilluar turistët “Mos ndiqni udhëzimet e hartave të Google”, dhe që shtigjet janë të përshtatshme vetëm për automjete specifike.

Autoritetet kanë kontaktuar me Google Maps, të cilët kanë premtuar që do ta kontrollojnë. “Jemi në pritje,” i tha Corrias CNN. “Kemi besim që ata do ta ndryshojnë. Por nuk kemi parë ende diçka konkrete, kështuqë për momentin vendosëm tabelat në hyrjen e rrugëve më të përdorura.

Corrias sugjeroi ndjekjen e tabelave rrugore ose hartave fizike. “Akoma më mirë, merni një guidë lokale-asnjë nga ta nuk do t’i vendoste vizitorët në rrezik,”-tha ai.

Google Maps tha për CNN: “Ne jemi në dijeni të situatës në Sardenjë ku harta jonë po drejton disa shoferë në rrugë ku është e vështirë të orientohesh për shkak të terrenit. Ne po hetojmë mënyra sesi ta përmirësojmë dhe t’i vëmë në dijeni shoferët për këto lloj rrugësh.”/ Përshtati për Dritare.net, Ada Shehu.


Flash Lajme