Disa thonë se gjithçka gjeniale është në të vërtetë e thjeshtë. Dhe në gjithë këtë mund të ketë diçka të vërtetë pasi shumë lehtë mund të mendohet se në pjesën më të madhe të shpikjeve nga përditshmëria jonë kemi të bëjmë me gjëra nga më themeloret dhe të thjeshtat.

Gjithçka na nevojitet janë disa mjete, ide dhe pak teori. Kjo është pikërisht ajo që ndodhi me këta dy adoleshentë.

17-vjeçari Sun Ming dhe 18-vjeçari King Pong po hulumtonin vetitë kimike të dioksidit të titaniumit kur e kuptuan se mund të zbatohej në një artikull të tillë themelor si një dorezë dere dhe ai në të vërtetë mund të ndryshojë jetën e njerëzve.

Sum Ming Wong dhe Kin Pong Li zbuluan pak më parë se oksidi i titanit është jashtëzakonisht i efektshëm në vrasjen e baktereve dhe kështu erdhën me një ide gjeniale dhe shumë të efektshme.

Ata gjithashtu vënë re se ajo punon më mirë kur ekspozohet në dritë UV.

Dy të rinjtë thonë se frymëzimi i tyre kryesor për të bërë këtë shpikje erdhi pas shpërthimit të SARS (Sindromi i rëndë akut i frymëmarrjes) në 2003 që infektoi më shumë se 8000 njerëz në të gjithë botën dhe në Kinë në veçanti, ku vdiqën 700 njerëz.

Kështu u krijua edhe doreza e derës e cila ka vetinë të vetë pastrohet për shkak të përbërjes së saj.