Për të zgjidhur problemin e zvogëlimit të popullsisë, një bashki e vogël finlandeze mori një hap shumë të madh: ti paguante qytetarët e saj për të bërë fëmijë.

Në 2012, Lestijärvi kuptoi që kishtë një problem bebesh. Fshati i vogël rural në Finland kishte pasur vetëm një lindje në vitin e shkuar, dhe kuptoi që popullsia po kërcënohej nga lindshmëria në rënie-dhe pothuajse inekzistente.

“Ne gjithmonë do ti kushtonim vëmendje numrit të bebave të lindur në vitin e ardshëm,”thotë Paula Jokela, një mësuese në fshat. “Kështuqë kur e vumë re që vetem një bebe u lind në Lestijärvi, na zgjoi të gjithëve.

Si bashkia e dytë me e vogël në Finland, Lestijärvi vendosi të implementojë një masë radikale për të rritur lindshmërinë: ti paguante qytetarët të bënin bebe. Vlera? €10,000 për bebe, të paguar në 10 vite. Shtate vite kanë kaluar, cili është efekti?

Në një video të publikuar nga CNN shpjegohet sesi 60 familje kanë përfituar nga ky shpërblim monetar nga 2012 deri sot. Duket një shifër bujare por vjen me disa kushte. Nëse familja largohet nga fshati qoftë edhe përkohësisht atëherë ndërpritet shuma monetare, dhe nëse rikthehen, paratë nuk vazhdojnë më. Ky kusht është vendosur për të garantuar që banorët të qëndrojnë në Lestijärvi. Mësuesja është shprehur shumë e lumtur që më në fund shkolla do të jetë plot me nxënës në vitet që do të vijnë./ Përshtati për Dritare net, Ada Shehu


Flash Lajme