Të dish se çfarë të thuash është e rëndësishme, por problemi sot për sot është të dish ta mbash gojën mbyllur. Herën tjetër kur mendoni se duhet t’i përgjigjeni dikujt, veçanërisht në rastet kur jeni të zemëruar, kujtoni fjalët e poetit të njohur, Sufi Rumi: “Sa më i qetë të jesh, aq më shumë mund të dëgjosh.

” Dhe të dëgjosh sa më shumë nuk ka shkaktuar ndonjë konflikt, ndryshe nga të folurit e gojës para mendjes.

Dardania.com ka sjellë për ju disa raste, në të cilat bëni mirë ta mbani gojën mbyllur, në rast se nuk jeni i sigurt!

1- Nëse ajo fjalë që do të thoni, do ta mërzisë personin tjetër.

2- Nëse ajo që do t’i thuash tjetrit, do të të mërzisë ty akoma më shumë.

3- Nëse do të korrigjosh gabimin e dikujt tjetër.

4-Nëse ke për qëllim të ofendosh dikë, mos e bëj! Mund të humbisni një shok.

5- Nëse flet vetëm për të kaluar kohën. Nëse fjalët tuaja nuk kontribuojnë në asnjë rast, bëni mirë mos flisni dhe të mos harxhoni frymë kot, këshillon dardania.com

6- Nëse dini një sekret të mikut apo mikeshës suaj, ai do t’ju bëjë më të afërt me ta. Por gjithashtu tundimi për t’ia treguar këtë sekret dikujt tjetër është i madh. Nuk duhet ta bëni këtë. Nëse është më shumë thashethem, bëni mirë ta mbani gjuhën!

7- Nëse një person po tenton t’ju bullojë juve, dhe në një situatë ju jeni aq të zemëruar sa doni t’i ktheheni, mos e bëni! Ju mund t’i vrisni fjalët e tyre me mirësi, duke përdorur heshtjen në avantazhin tuaj. Ju do të doni t’i mësoni atyre sjelljen, me anë të fjalëve, por kjo nuk do të funksionojë. Kujdesuni më mirë për shëndetin tuaj mendor dhe mos lejoni të tjerët t’ju bullojnë, sugjeron dardania.com

8- Nëse fjalët tuaja do të lëndojnë ndjenjat e të tjerëve, më mirë rrini në heshtje, dhe mos flisni fare!//dardania.com


Flash Lajme