Gjatë periudhës së shtatzënisë, gratë kanë neps për ushqime të ndryshme. Por kurrë më parë nuk kemi dëgjuar, neps për produkte ‘jo të ngrënshme’. Ky është rasti i disa grave shtatzënë në Afrikë, informon dardania.com.

Quhet ndryshe fenomeni “pica”, një sëmundje e cila të shton dëshirën të hash edhe produkte, që nuk janë për t’u ngrënë. Tashmë është e përhapur në të gjithë botën, ku më së shumti gratë shtatzënë, por edhe fëmijët apo njerëzit me çrregullime mendore.

Ugandan Brenda Naggita, është njëra prej tyre. Ajo është shtatzënë dhe ka neps, për produkte jo ushqimore, kryesisht për gurë, informon dardania.com.

“Unë përtyp gurë, sepse më ndihmon të heq nepsin dhe dëshirën për të ngrënë gjatë gjithë kohës. Është një ndjesi që përveç atyre që e përjetojnë, askush nuk mund ta kuptojë”.

Mirëpo, ky fenomen ka ndezur një diskutim të madh për shëndetin e këtyre grave. Ato përballen me një sërë rreziqesh.

Naggita tregoi se përfundoi në spital, për shkak se gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua. Ajo nuk mund të shkonte në tualet, po këshilla e doktorëve ishte të pinte shumë ujë, informon dardania.com. Pas pak kohësh, ajo u përmirësua, por zakonin nuk e la edhe pas kësaj.

Helmimi, mungesa e oreksit,  kapsllëku, janë disa nga pasojat e këtij nepsi për të ngrënë produkte jo ushqimore. /L.F-dritare.net

Artikulli u përshtat nga BBC


Flash Lajme