Sa më shumë kohë kalon, aq më shumë rritet numri i divorceve në botë dhe historitë e dashurisë zhduken. Por ka nga ato raste të rralla kur dashuria e vërtetë, e përjetshme ekziston.

Dhe një histori e tillë është ajo mes Kirkut dhe Anne Douglas. Dashuria e tyre është me të vërtetë frymëzuese, pasi ata kanë qenë bashkë në të mirë dhe në të keq, përgjatë martesës së tyre 65-vjeçare. Dhe pas kaq shumë vitesh, romanca e tyre nuk është zbehur.

Historia e dashurisë midis Kirk Douglas dhe Anne Buydens nuk ishte gjithmonë e përsosur. Në fakt, takimi i tyre i parë ishte mjaft i vështirë. Kur u takuan për herë të parë, në 1953-shin, Kirk ishte yll filmash, i njohur, që i tërhiqte gratë me sharmin dhe karizmën e tij, shkruan dardania.com

Në atë kohë, Anne ishte duke punuar si publiciste filmi. Ajo jetonte në Paris, kur një mik fotograf e prezantoi me Kirk, në serinë e filmit të tij “Act of Love”. Kirk-u e pëlqeu Anne-n dhe ai i kërkoi asaj një takim në restorantin më romantik, më të shtrenjtë në Paris, “La Tour d’Argent”. Ana e refuzoi atë dhe i tha: “Jo faleminderit, unë do të shkoj në shtëpi dhe do t’i bëj vetes disa vezë të skuqura.”

Kirk-u u çudit, u refuzua për vetëm një takim. Por megjithëse e refuzoi, Kirk e punësoi Anne-n. Ai dëshironte t’i tregonte Anës se ishte ndryshe nga ylli tipik i Hollivudit, por përpjekjet e tij për ta bërë Anne-n për vete ishin të kota, ose kështu dukej.

Javë më vonë, Kirk dhe Anne morën pjesë në një event bamirësie, në cirk. Në këtë mbrëmje marrëdhënia e tyre arriti në një nivel krejt tjetër. Ata u afruan bashkë më shumë, punonin bashkë me orë të zgjatura. U afruan më shumë kur Anne i tregoi për të kaluarën e saj të dhimbshme në Gjermani dhe lëvizjen në Belgjikë menjëherë para pushtimit nazist, informon dardania.com

Edhe pse çifti filloi të kalonte fundjavat romantike bashkë, situata ishte e komplikuar sepse Kirk ishte fejuar me partneren e tij në ekran, Pier Angeli, dhe Anne ishte martuar me një belg, gjatë Luftës së Dytë Botërore, për arsye sigurie. Krik ia bëri të qartë Anne se ai synonte të martohej me Pier dhe madje e mori me vete atë që të zgjidhnin bashkë unazën e fejesës.

Më pas Anne i tha Kirku-t se do të zhvendosej në Paris. Këtu e kuptoi ai që nuk dëshironte ta humbiste atë dhe se zemra e tij i përkiste Anne-s. Vendosi ta prishë fejesën me Pier dhe që nga ai moment, rruga për lidhjen e tyre u bë e qartë.

Pas ca kohësh, dashuria e Kirk-ut dhe Anne-s u rrit më shumë. Ata  u martuan në 1954-ën në Las Vegas dhe patën 2 fëmijë së bashku, Peter dhe Eric. Në një intervistë, Kirk deklaroi se i duhej të kalonte shumë sfida për t’i treguar Anne-s se më të e kishte seriozisht. Ai tha se, ajo ishte gruaja më e vështirë që kishte takuar ndonjëherë.

Edhe pse historia e tyre e dashurisë është frymëzuese, ajo nuk ishte e përsosur. Kirk-u dhe Anne kapërcyen shumë pengesa, si humbja tragjike e djalit të tyre, të vogël në moshën 46-vjeçare, betejën e Anne-s me kancerin e gjirit dhe depresionin e Kirk-ut, pas goditjes në tru. Martesa e tyre ishte gjithashtu me probleme dhe ata kishin shumë arsye për të mos qenë bashkë, por është përkushtimi për të vazhduar dhe kapërcyer këto pengesa, e bëjnë dashurinë e tyre kaq të veçantë.

Ata madje rinovuan premtimet e tyre të dashurisë, në 50-vjetorin e martesës. Bënë një dasmë të madhe me rreth 300 të ftuar, si ajo që ata donin gjithmonë të kishin,  sepse çifti e nxitoi dasmën e tyre të parë në 1954-ën, kur Kirk ishte në mes të xhirimit të një filmi.

Në librin që ata botuan në 2017-ën, “Kirk and Anne: Letters of Love, Laughter, and a Lifetime in Hollywood”,  çifti publikoi një përmbledhje letrash që i kishin dërguar njëri-tjetrit gjatë martesës. Vetë letrat, si dhe përshkrimet e Kirk-ut dhe Anne-s, kur ishin larg, zbulojnë dashurinë e jashtëzakonshme që kishin.

Në njërën prej letrave, kur Kirk ishte larg shtëpisë duke xhiruar një film, ai i tha Anne-s, “Nëse unë jetoj 100 vjeç, do të ketë akoma shumë gjëra të pathëna”. Në festën e 100-vjetorit të tij më 9 dhjetor, 2016, ai tha, “Meqë tani e kam arritur atë moment historik, unë mund të dëshmoj se është akoma e vërtetë.”

Në fund të fundit, ajo që e bën historinë e tyre kaq të përsosur nuk është fakti që ata nuk kishin probleme, sepse ata patën, por është fakti që ata qëndruan pranë njëri-tjetrit, pavarësisht pengesave që u dolën para. Ata u zotuan të qëndrojnë gjithmonë me njëri-tjetrin dhe ky është sekreti që e ndihmoi martesën e tyre t’i rezistojë kohës.

Kirk tani është 102 dhe Anne është 100, dhe dashuria e tyre për njëri-tjetrin, rritet./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme